Policia e Shtetit ka identifikuar njërin prej autorëve të grabitjes së ndodhur mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit.
Identiteti i këtij personi nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ndërkohë policia po vijon kontrollet në ambjente të ndryshme në zonën e Fushë-Krujës.
Ndëkrohë, nuk ka informacione për dy personat e tjerë që morën pjesë në grabitjen e një shume që mendohet se shkon në 3 milion euro.
Në vendngjarje mbërritën edhe drejtuesit e lartë të policisë me në krye kreun e uniformave blu Haki Çako. Kjo ngjarje sollil reagime të shumta edhe nga politika. Opozita akuzoi Ministrinë e Brendshme se i ka dalë jashtë kontrollit rendi./a.m.