Në një periudhë ku stili i lojës me posedim të madh të topit është shumë i përhapur, autet e gjatë për në zonën e rreptësisë janë bërë një mënyrë e suksesshme për të zënë në befasi mbrojtësit që janë më tepër të mësuar me skuadrat që po tentojnë të kopjojnë stilin e Spanjës me pasime të shumta, të njohur si “tiki-taka”.
Autet e gjatë janë një prej armëve në artilerinë e Islandës, me anë të së cilës ka krijuar dy gola në rrugëtimin përrallor deri në çerekfinale duke lënë trajnerët kundërshtarë në telashe për të parandaluar efektet e autit të gjatë, ndonëse e dinë se çfarë po vjen, transmeton Koha Ditore.
Spanja, në anën tjetër, që ka dominuar futbollin në dekadën e fundit me lojë të shpejtë dhe pasime të shpeshta, është kthyer në Madrid pas humbjes 2:0 ndaj Italisë në 1/8 e finales të “Euro 2016”.
Nëse ekzekutohet mirë, rivënia anësore e gjatë mund të ketë shpejtësinë e një krosimi, ku topi mund të goditet me kokë apo të shtyhet te një sulmues tjetër, referon Koha. (b.an)