Burime nga policia turke kanë konfirmuar për mediat amerikane se tashmë jane identifikuar tre kamikazët e e sulmeve në aeroportin e Stambollit.
Shtypi perëndimor shkruan se tre personat me jelekë vetëvrasës ishin shtetas nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani.
Nga sulmet në aeroportin ‘Ataturk’ kanë humbur jetën 42 persona dhe 239 të tjerë ndodhen të plagosur në spitalet e vendit. Viktimat janë identifikuar si udhëtarë nga Turqia, Iraku, Arabia Saudite, Kina etj. (java / r.a)