Kreu i PD ka reaguar në lidhje me sulmet terroriste që goditën një natë më parë aeroportin e Stambollit. Në një mesazh në Facebook, Lulzim Basha thotë se shpreh solidaritetin e opozitës shqiptare me popullin dhe autoritetet turke.
Mesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike:
Sulmi terrorist ne aeroportin e Stambollit qe ka marre dhjetera jete te pafajshme eshte nje lajm i rende per cdo shqiptar. Ne keto ore tronditese per Turqine dhe qytetaret e saj shpreh solidaritetin tim dhe te opozites shqiptare me popullin dhe autoritetet e Republikes se Turqise. Mendimet dhe lutjet tona jane per familjet e viktimave te pafajshme dhe jetet e shendetin e te lenduarve.