Eduard Zaloshnja
Në muajt pas vizitës mesianike të Xhejms Bejkerit në Tiranën e 1991-shit, nuk pipëtinte në Shqipëri asnjë zë antiamerikan. Por pas ndryshimit sizmik politik të 1992-shit, zërat antiamerikanë filluan të lulëzojnë. Dhe qysh atëherë, mund të thuhet se ka ekzistuar gjithnjë një “celulë antiamerikane” në Shqipëri. Dhe gjithnjë “celulat” e kanë patur bazën tek ajo palë politike që është kritikuar nga Uashingtoni, si dhe tek disa intelektualë kozmopolitanë, apo thjesht idhnakë ndaj dikujt me rëndësi në pushtet.
“Celula” antiamerikane aktuale nuk është e ndryshme nga të mëparshmet. Dhe taktikat janë të njëjta. Disa anëtarë të “celulës” thonë se ambasadori amerikan nuk flet siç mendon Uashingtoni, e disa të tjerë thonë se sovraniteti ynë është më i rëndësishëm se Uashingtoni.
Sidoqoftë, historia e çerekshekullit të fundit ka treguar se “celulat” antiamerikane në Shqipëri e kanë humbur çdo betejë me Uashingtonin. Edhe beteja e “celules” aktuale duket se do të përfundojë me dështim…
E verteta eshte qe nuk eshte Washingtoni qe mbron interesat amerikane ne Shqiperi por eshte nje klan I fuqishem ne Washington qe mbron dhe perfaqeson interesat e spekullantit famekeq SOROS nje Shqiperi.
Te gjithe politikanet shqiptare qe kane vizituar Washingtonin vitet e fundit kane shkuar atje ose permes gjirizeve te ndotura greke ose sorosiane.
Kjo eshte e verteta. Nje te treten e kohes zyrtare ne Tirane sekretari amerikan I shtetit jua a kushtoi LGBT-se. Komentet jane te teperta.
Nuk duket Amerika qe kemi Ameriken e vertete presente ne Shqiperi.