Pas zhurmës që la Britania me vendimin për daljen nga BE-ja, e cila vazhdon ende, një tjetër pikëpyetje i është shtuar Europës. Ajo lidhet me gjuhën zyrtare të Bashkimit Europian.
Anglishtja mund të ndalohen si gjuhë zyrtare e BE-së, pas Brexit pavarësisht se është më e folur në Europë, tha një zyrtar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike, “The Telegraph”, e cila shkruan se: “Edhe pse është gjuha kryesore e punës së institucioneve të Bashkimit Europian, mund të hiqet kur Britania të lë bllokun, do jetë një reduktim i mëtejshëm i ndikimit të Britanisë së Madhe në kontinent”.
Artikulli në fjalë bën të ditur se çdo shtet anëtar ka të drejtë të propozojë një gjuhë primare në Bruksel, por asnjë shtet tjetër përveç se Britanisë, nuk ka regjistruar anglishten. Dhe sipas fakteve, kjo do të thotë se statusi i tij ligjor do të hiqen kur Britania të largohet nga BE, pavarësisht se është në përdorim të përditshëm si në Irlandë dhe Maltë.
“Anglishtja është gjuha jonë zyrtare sepse ajo ka qenë e njoftuar nga Britania e Madhe. Në qoftë se ne nuk kemi në Mbretëri të Bashkuar, ne nuk kemi as Anglisht”,- u shpreh Danuta Hübner, kryetare e komitetit kushtetues të punës në Parlamentin Europian. Në një konferencë për shtyp ajo gjithashtu foli mbi pasojat juridike të referendumit britanik.
Eurodeputetja polake tha se anglishtja mund të mbetet një “gjuhë e punës”, duke shtuar se duke e mbajtur atë si gjuhë zyrtare do të kërkohet marrëveshja me të gjitha shtetet anëtare. Nga ana tjetër, Hübner sugjeroi se rregullat mund të ndryshojnë, kjo për të lejuar vendet që kanë më shumë se një gjuhë zyrtare.
Gazeta bën të qartë se pas gjuhën angleze është frëngjishtja gjuha dominuese në institucionet e BE-së që nga 1990, edhe pse është përforcuar nga vendet e Europës qendrore dhe lindore si gjuhë e dytë. Dokumentet e BE-së dhe tekstet ligjore janë përkthyer në 24 gjuhët zyrtare të bllokut. Anglishtja është gjithashtu një nga tri gjuhët që përdoren për të aplikuar për patentë në BE.
10 gjuhët më të rëndësishme për të ardhmen e Britanisë, sipas Këshillit Britanik
Spanjishtja
Arabishtja
Frëngjishtja
Gjuha Kineze
Gjermanishtja
Portugalishtja
Gjuha Italiane
Rusishtja
Gjuha Turke
Japonishtja.
Pak si e habitshme kjo. (b.an)