Kompania celulare Vodafone mund të lëvizë zyrat e saj qëndrore jashtë Britanisë, pas rezultatit që solli referendumi i BREXIT. Grupi, i cili u formua në vitet 80’ në Angli por që tashmë fitimet më të mëdha i gjeneron jashtë ishullit, tha se ende nuk është e mundur “që të jepet një konkluzion i prerë për këtë çështje”.
Përmes një deklarate për shtyp, Vodafone thotë se “është duke vlerësuar dituatën dhe do të marrë çfarëdo vendimi që është apropiat për interest e konsumatorëve, aksionerëve dhe punonjësve të tyre”.
Kompania celulare ka në Angli rreth 12 mijë punëtorë dhe qendra e saj ndodhet në Londër. Shumica e klientëve të Vodafone (462 milionë), përfshi këtu edhe të punonjësve (108 mijë) dhe furnizuesëve (15 mijë) ndodhen jashtë Britanisë. Në fitimet e grupit, Britania sjell vetëm 11 % të fitimeve.
“Është ende e paqartë në këtë pikë se sa nga të mirat që atribuohen (në Britani) do të mbeten në vend, teksa procesi i largimit të Anglisë nga BE do të nisë dhe përfundojë. Kështuqë është e pamundur që të nxjerrim një konkluzion të qartë në lidhje me lokacionin afatgjatë të qendrës së grupit tonë”- shkruhet në njoftim.
Por nga ana tjetër, në njoftim thuhet se Vofafone do të nisë procedurat për të forcuarpolitikat e saj publike dhe rregullatore në Bruksel, për të siguruar se bizneset Brenda BE-së do të vijojnë të jetë të përfaqësuara./ burimi Financial Times/ java/a.k