Në një aktivitet të titulluar “Rruga e Shqipërisë drejt mbulimit universal” në ambientet e Kryeministrisë, Edi Rama tha se sektori i shëndetësisë ka ende shumë punë për të bërë, por nga ana tjetër, është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm se partneriteti public privat, është formna e cila ka bërë të mundur uljen e shërbimeve shëndetësore në 6 herë më pak se ç’kanë qenë si dhe rritur investimet shumëfish. Kryeministri Edi Rama shtoi se me buxhetin e shtetit, shëndetësia do të ishte në vështirësi, ndaj dhe PPP-të janë zgjidhja për t’I dhënë qytetarëve një shërbim të lirë dhe në kohën e duhur. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Shëndetësisë Beqaj si dhe drejtoresha e OBSH-së Zsuzsanna Jakab.
“Është e njohur botërisht se cfarëdo të bësh në shëndetësi, nuk është kurrë mjaftueshëm… por, me nënvizimin që në 25 vjet, për herë të parë financimi publik në shëndetësi ka tejkaluar financimin privat, ende në një shifër shumë të ulët, vlen të theksohet se të gjitha indikacionet, që nga vendet që ne kemi studiuar, deri tek ekspertët e vendeve të tjera që na kanë…, na shtyjnë pashmangshmërisht në drejtimin ku jemi nisur, të vazhdojmë të ndërtojmë më tej një partneritet publik privat të suksesshëm.
Me buxhetin e shtetit sado ta rrisim, është e pamundur… vërtet kemi patur nivelin më të lartë të financimit të shëndetësisë në këto 25 vite… ato janë të pamjaftueshme, por në fund të ditës llogaria është shumë e thjeshtë. Me PPP mund të bëjmë më shumë investime dhe të garantojmë më shumë shërbime brenda një kohe më të shkurtër. Rruga jonë drejt asaj që quhet shëndetësia falas, është e domosdoshme që ne të ulim atë që njerëzit nxjerrin direkt nga xhepi, të shkojmë në një ulje të mëtejshme… por që të bëjmë këtë duhet të gjejmë dhe të rrisim burimet alternative të financimit.
Dhe ndryshimi themelor në konceptin tonë të PPP-ve, që ka hyrë në debatin për shëndetësinë me fjalën e pisët të koncensionit, është që ne japim një shërbim më të shpejtë dhe me më pak para.
Sot qytetarët paguajnë 6 herë më pak për shërbimet, sepse kjo ndodh që shteti në afat të mesën ose afatgjatë, të shlyejë këto investime nga privati, që sigurisht ata hyjnë në këtë biznes për të fituar, sepse nuk janë Nënë Tereza… ama në fund të kësaj përfituesi mbetet pacienti, pra qytetari.”- tha Rama.
Sakaq drejtoresha e OBSH-së Zsuzsanna Jakab, tha se sa here vjen ne Shqiperi i duket sikur eshte ne shtepine e saj.
“Sa herë që vij në Shqipëri ndjehem si në shtëpi dhe sa herë që iki ndjej që kam lënë një pjesë të zemërs sime këtu. I kam ndjekur të gjitha zhvillimet në shëndetësi. Kënaqësi që jetëgjatësia është rritur me 5 vite. Më vjen mirë që ka pasur shumë zhvillime të përmirësuara në shëndetësi”.
“Kam vënë re se sistemi i kujdesit parësor dhe mjekut të familjes është përmirësuar, ne kemi mbështetur që sistemi ta identifikojë individin t’i japë kujdes dhe të gjitha të tjerat”, tha ajo ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të shkojë drejt mbulimit universal shëndetësor, ajo që edhe OBSHja këshillon. “Mbulimi universal me shërbime shëndetësore. Mbulimi universal, parandalim, promovim, trajtim dhe mbulim për të gjitha shërbimet. Pagesa nga qytetarët sa vjen e zvogëlohet në Shqipëri, kjo është një gjë e mirë”, shtoi drejtoresha e OBSHsë./java/a.k