Nga ishujt e infektuara me monstra të “Piratëve të Karaibeve” në pluhurin e betejës në Siri për të luftuar kundër Shtetit Islamik të ISIS. Bëhet fjalë për aktorin britanik Michael Enright, i njohur edhe për rolet e tij të shumta televizive (CSI, Alias, Laë & Order dhe Criminal Minds), i cili pasi shikoi videon e vrasjes së një të burgosuri amerikan James, vendosi të fillojë luftën kundër kalifatit bashkë me ushtrinë kurde në Siri. 50 vjeçari, i intervistuar nga CNN, ka bërë apel që djem dhe vajza t’i bashkohen luftës për të mundur ISIS. Javën e kaluar, Jordan Matson një ish-oficer i ushtrisë së SHBA që rekruton luftëtarë të huaj në Siri në radhët e luftëtarëve kurdë denoncoi në Facebook Michael Enright duke ngritur pyetje në lidhje me gatishmërinë e tij ushtarake duke i kujtuar aktorit se është dëbuar më parë nga katër njësitë e luftëtarëve të cilët nuk besonin se ishte në gjendje për të luftuar.
“Ai nuk është në gjendje, shkon nëpër fshatra me një AK-47 të shkarkuar, ndoshta këtu është për të shkruar një film ” u shpreh ish-oficeri.
Përgjigja e aktorit nuk vonoi: Mua nuk më është kërkuar të largohem nga 4 njësi ushtarake, jam duke luftuar me njësitë më të mira ushtarake dhe kam dy kamera me mua për shkak se rebelët, e dinë punën time, dhe më duhet ta dokumentoj.” kundërshtoi Enright
Gjatë një interviste për televizionin arab Al-Aan, Enright pastaj komentoi: “Kam ardhur për të luftuar. Nëse do të më duhet të vdes, atëherë unë do të vdes.”