• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkitë e reja, Rama zbulon kompetencat

by
12/06/2015 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar vizionin e qeverisë që drejton për kompetencat që duhet të menaxhojnë pas zgjedhjeve 61 kryetarët e rinj të bashkive në vend.

Shefi i qeverisë e ka nisur me atë që nuk duhet të bëhet më si në të shkuarën, kur solli si shembullin më tipik ujësjellësat.

“Ajo që kemi bërë deri tani nuk ka qenë decentralizim, por ka qenë copëtim. Jemi turp i gjallë. Vendi më i pasur me ujë dhe nuk kemi ujë të pijshëm, vuajmë për vaditjen dhe përmbytemi në shi”.

Ujësjellësat, një pjesë e mirë e të cilave të falimentuara, janë problematika më e madhe që do të trazhëgojnë kryebashkiakët e rinj. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2016, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë shumë herë më të mëdha.

Personeli i koptshteve, kujdesit shëndetësor dhe emergjencave civile do të emërohen dhe do të jenë në varësi të pushtetit të ri vendor. Kryebashkiakët e rinj do të kenë gjithashtu përgjegjësinë e dhënies së titujve të pronësisë për tokën bujqësore.

Do t’u jepet fund drejtorive rajonale të bujqësisë në formën ekzistuese: “Janë struktura rajonale komuniste, pa kooperativa bujqësore, merreni me mend se ç’ punë bëjnë”.

Besimi kaq i madh që po i jepet pushtetit vendor do të shoqërohet nga kontroll më i rreptë i qeverisë ndaj të zgjedhurve të rinj të pushtetit vendor, që për kryeministrin nuk duhet të përsëritet më ajo që ndodhi me pyjet dhe kullotat nga krerët e komunave në ikje: “I vunë emrat dhe u shpallën pronarë të pyjeve”.

Ajo që qeveria pret nga reforma e re territoriale dhe ajo decentralizuese, përveç shërbimeve më të mira për qytetarët, është kontrolli mbi territorin. Nga decentralizimi duhet të kalohet në planifikimin e unifikuar urban.

“Planet e rregullimit të territorit u bastarduan nga kryetarët e komunave që dhanë leje ndërtimi pa ruajtur distancën nga rrugët kombëtare”, tha Rama.

Next Post

PD akuzon: Xoxa avokate e Becchettit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In