Policia ka asgjësuar 12750 bimë kanabis në 2 operacione të ndryshme në jug dhe në veri. Sipas të dhënave zyrtare efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj konstatuan dhe asgjësuan rreth 12.000 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur Përroit i Kotorrit, në afërsi të fshatit Selckë e Vogël, Memaliaj. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa në vendin e quajtur Livadhet e Lanit në Mirditë, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 775 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
BW/d.i.