• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria si gomë rezervë / De Biazi vetëofrohet për Anglinë

by A R
28/06/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri De Biazi e sqaroi pozicionin e tij në krye të kuqezinjve përpara kryeministrit Edi Rama, në takimin që kreu i ekzekutivit shqiptar organizoi me rastin e kthimit të kombëtares nga “Euro 2016”. Ai tha se do ta vijojë këtë mrekulli. Kjo, për faktin se është nën kontratë edhe për fushatën eliminatore të “Botërorit 2018”. Por, 60-vjeçari nga Sarmede e Italisë ndryshe flet këtu e ndryshe në vendin e tij. Ai duket qartë se e ka mendjen të fillojë ndonjë eksperiencë të re, aq më tepër nëse ajo është më joshëse financiarisht dhe sportivisht se Shqipëria. Vetë presidenti Armand Duka ka thënë se nuk do ta pengojë të largohet, të ikë për një mundësi më të mirë, por nga ana tjetër duhet qartësuar njëherë e mirë puna e trajnerit tonë të kombëtares, sepse eliminatoret e “Botërorit 2018” janë të dera, nisin në shtator, ndaj s’mund t’i lihet rastësisë zgjedhja e timonierit të kuqezinjve.

Për “gomë rezervë” të De Biazit nuk mund të shërbejë kurrsesi kombëtarja shqiptare, ndaj duhen vënë pikat mbi “I” në këtë drejtim. Menjëherë pas dorëheqjes së Roy Hodgson, trajnerit të Anglisë, De Biazi është vetëofruar për këtë post, edhe pse duket një “stacion” i pakapshëm për “kredencialet” e tij. Të kishte bërë atë që po vijon Islanda në finalet e turneut të Francës, veç kualifikimit historik, ndoshta mund t’i lakohej emri ndokund në ishull. Sidoqoftë, një gjë është e kristaltë: ai është gati t’i lërë kuqezinjtë, sikurse e tregoi këtë edhe në rastin e “ankandit” për pasuesin e Antonio Kontes tek Italia. Mediat italiane shkruajnë sot se, për të zënë vendin e trajnerit të dorëhequr të kombëtares angleze vetëofrohet edhe trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Në një intervistë të dhënë për “Radio 1 Rai”, i pyetur nëse ekzistonte mundësia që të largohej nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Anglisë, 60-vjeçari dha këtë përgjigje: “Ekziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme është, por ekziston. Unë uroj që të ndodhë. Në kontratën time me Federatën Shqiptare të Futbollit ka një klauzolë, që më lejon mua ta ndërpres atë, por tani për tani zgjedhja për ta lënë këtë kombëtare do të jetë e vështirë nga pikëpamja emocionale.” De Biazi nuk e ka fshehur se kishte pasur mundësi për t’u ulur në stolin e axurrëve: “Ne kemi qenë në një konkurrencë mjaft të ngushtë. Do të ishte qesharake për të thënë se nuk do ta doja atë post. Një italian gjithmonë dëshiron për të trajnuar ekipin e vet kombëtar. Ndoshta do të ndodhë në të ardhmen.” (telesport.al)

Next Post

Beqaj: Mashtrimi flagrant i deputetes së PD-së, Vokshi, për barin e luçemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In