Një 72-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës nën akuzën e dnërtimit pa leje. Shtetasja me inicialet Q.M. sipas uniformave blu po ndërtonte pa leje një objekt në zonën e “Ali Demit”.
“Më datë 26.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë, për shtetasen Q.M vjeç 72, banuese në Tiranë, pasi në lagjen “Ali Demi”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.