Gjatë vizitës së parë u nis nga Shkupi, qytet i madh me një popullsi në atë kohë me shumicë shqiptare, për në Prishtinë dhe Mitrovicë në Kosovë.
Nga Mitrovica vazhdoi me karrocë dhe pastaj me kuaj për në Pejë, Prizren dhe Kukës, ku kaloi Urën e famshme të Vezirit, dhe më tej nëpër krahinën e Lumës dhe të Mirditës për në Shkodër dhe Tivar. Nga Tivari vazhdoi me anije për në Durrës dhe Vlorë, para se të kthehej në Shkup.
Ai ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe. Përshkrimet e tij u botuan në dy vëllime: L’Albanie inconnue (Shqipëria e panjohur), Paris 1913; dhe Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est (Në mbretërinë e re shqiptare: Ç’ishte, ç’është), Paris 1914; si dhe në një sërë artikujsh që dolën në revistatRevue des deux mondes, Revue de Paris, Correspondant, Revue politique et parlementaire dhe Questions diplomatiques.
Këta artikuj u ribotuan gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtër Les Albanais (Shqiptarët), Paris 1920, ku autori u bëri të qartë lexuesve që Shqipëria e pavarur ishte një realitet dhe se një kthim prapa nuk kishte kuptim.
Gabriel Louis-Jaray, i cili punonte revizor në Këshillin e Shtetit në Paris, botoi shumë libra të tjerë në periudhën 1904-1954, mes tyre edhe vepra për praninë franceze në Amerikën e Veriut. Ky koleksion fotografish, të marra gjate ekspeditës së gushtit 1909, është nga vëllimi i sipërpërmendur L’Albanie inconnue.
Në këto foto bën përshtypje prania e disa grave serbe qe jetonin në mes të Prishtinës me 1909, si dhe kushtet e prapambetura te infrastrukturës neë Prizren. Po ashtu bie, ne sy kleri katolik shqiptar në Gjakove dhe disa shqiptarë që po grinden në një urë në Mitrovicë. /Robert Elsie
ma.me