• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Foto) Koleksioni i Louis-Jaray: Si dukeshin Prishtina, Mitrovica, Peja e Gjakova më 1909

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919.

Gjatë vizitës së parë u nis nga Shkupi, qytet i madh me një popullsi në atë kohë me shumicë shqiptare, për në Prishtinë dhe Mitrovicë në Kosovë.

Nga Mitrovica vazhdoi me karrocë dhe pastaj me kuaj për në Pejë, Prizren dhe Kukës, ku kaloi Urën e famshme të Vezirit, dhe më tej nëpër krahinën e Lumës dhe të Mirditës për në Shkodër dhe Tivar. Nga Tivari vazhdoi me anije për në Durrës dhe Vlorë, para se të kthehej në Shkup.

Ai ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe. Përshkrimet e tij u botuan në dy vëllime: L’Albanie inconnue (Shqipëria e panjohur), Paris 1913; dhe Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est (Në mbretërinë e re shqiptare: Ç’ishte, ç’është), Paris 1914; si dhe në një sërë artikujsh që dolën në revistatRevue des deux mondes, Revue de Paris, Correspondant, Revue politique et parlementaire dhe Questions diplomatiques.

Këta artikuj u ribotuan gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtër Les Albanais (Shqiptarët), Paris 1920, ku autori u bëri të qartë lexuesve që Shqipëria e pavarur ishte një realitet dhe se një kthim prapa nuk kishte kuptim.

Gabriel Louis-Jaray, i cili punonte revizor në Këshillin e Shtetit në Paris, botoi shumë libra të tjerë në periudhën 1904-1954, mes tyre edhe vepra për praninë franceze në Amerikën e Veriut. Ky koleksion fotografish, të marra gjate ekspeditës së gushtit 1909, është nga vëllimi i sipërpërmendur L’Albanie inconnue.

Në këto foto bën përshtypje prania e disa grave serbe qe jetonin në mes të Prishtinës me 1909, si dhe kushtet e prapambetura te infrastrukturës neë Prizren. Po ashtu bie, ne sy kleri katolik shqiptar në Gjakove dhe disa shqiptarë që po grinden në një urë në Mitrovicë. /Robert Elsie

ma.me

Gabriel Louis-Jaray 01

Gabriel Louis-Jaray 05

Gabriel Louis-Jaray 06

Gabriel Louis-Jaray 07

Gabriel Louis-Jaray 08

Gabriel Louis-Jaray 09

Gabriel Louis-Jaray 10

Gabriel Louis-Jaray 11

Gabriel Louis-Jaray 12

Gabriel Louis-Jaray 13

Gabriel Louis-Jaray 14

Gabriel Louis-Jaray 15

Gabriel Louis-Jaray 16

Gabriel Louis-Jaray 17

Gabriel Louis-Jaray 18

Gabriel Louis-Jaray 19

Gabriel Louis-Jaray 22

Gabriel Louis-Jaray 23

Gabriel Louis-Jaray 24

Gabriel Louis-Jaray 25

Gabriel Louis-Jaray 26

Gabriel Louis-Jaray 27

Gabriel Louis-Jaray 28

Gabriel Louis-Jaray 29

Next Post

Mane pritet të kryejë testet mjekësore te Liverpooli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In