I nxehti këtë fundjavë ka bërë që qindra mijëra qytetarë t’i drejtohen bregdetit, teksa këtë të dielë, rrugët kanë qenë tejet të mbushura. Ashtu siç ndodh rëndom çdo fundjavë, në autostradën Tiranë Durrës është vënë re një rëndim i trafikut.
Një aksident në afërsi të Vorës, ku janë përplasur me tyre rreth 8 makina ka sjellë dhe rëndimin e trafikut ku prej mëse dy orësh, autostrada është thuajse e bllokuar. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar, por trafiku është tejet i rënduar.
Nga ana tjetër në aksin Gjiri i Lalëzit deri në Maminas 12 km rrugë janë bllokuar prej më shumë se dy orësh teksa qindra makina janë duke pritur në rradhë, duke formuar një varg tejet të gjatë./java/a.k