Një rrëshqitëse qelqi prej 305 metrash e gjatë u hap në pjesën e jashtme të rrokaqielli në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sky-slide” ka një hapësirë të madhe nga kati i 70 deri në katin e 69. Kulla e lartë i përket bankës së qytetit.
Pavarësisht se është prej qelqi vetëm 1 inç e trashë, materiali u bën ballë erërave të forta, stuhive e madje edhe tërmeteve. Për të shkuar vizituar rrëshqitësen, biletat kushtojnë 25 dollarë nga ku mund të përfitosh edhe një vëzhgim të gjerë të qytetit. Vizitorët e parë thanë se ishte emocionuese dhe shumë e guximshme./Telegrafi/a.k