Valon Behrami ka treguar më së miri se pse ai është aq i përkushtuar ndaj Zvicrës dhe pse për këtë vend ka refuzuar kalimin te përfaqësuesja e Kosovës. Ndonëse shiritin e kapitenit te helvetët e mban Lihtshtajner, tashmë tifozët e Zvicrës identifikohen me mesfushorin me origjinë shqiptare i cili është…
Valon Behrami ka treguar më së miri se pse ai është aq i përkushtuar ndaj Zvicrës dhe pse për këtë vend ka refuzuar kalimin te përfaqësuesja e Kosovës. Ndonëse shiritin e kapitenit te helvetët e mban Lihtshtajner, tashmë tifozët e Zvicrës identifikohen me mesfushorin me origjinë shqiptare i cili është kthyer në idhullin e publikut.
Ky vlerësim duket se ka prekur shumë futbollistin, i cili ka shpërthyer në lot para kamerave pas ndeshjes kundër Polonisë.
“Unë kam ardhur që 4 vjeç në Zvicër. Që atëherë, unë jam munduar që t’i jap diçka mbrapsht këtij vendi”, tha ai duke fshirë lotët.
“Jam i lumtur që njerëzit e kanë parë se kush jam dhe kanë ndryshuar mendje rreth meje. I falënderoj shumë”, tha Behrami i përlotur.
Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës, emri i Behramit ishte i vetmi që brohoritej në kor nga tifozeria zvicerane.