Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka nderuar me tituj nderi ambasadorin italian, Alberto Cutillo dhe dy personalitete të fushës së biznesit në “Festën e Detit”, që tashmë është një traditë e bukur në Durrës. Ky aktivitet organizohet çdo vit nga shoqata Durrësi me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit.
Fillimisht kryebashkiaku Vangjush Dako ka pritur në zyrën e tij ambasadorin italian Alberto Cutillo me të cilin ka biseduar kryesisht për miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin intensiv midis dy vendeve, ndërkohë që temë kryesore ka qenë edhe turizmi dhe zhvillimi i tij në Durrës. Aktiviteti është zhvilluar në sallën e këshillit bashkiak të Durrësit ku në një ceremoni të veçantë kryebashkiaku Vangjush Dako i ka dorëzuar titullin “Simbol i qytetit të Durrësit” ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj, ben te ditur zyra e shtypit e bashkise.
Pas marrjes së titullit, ambasadori italian ka falenderuar kryebashkiakun për titullin e nderit duke deklaruar: ”Ju falenderoj që më nderuat me një titull të tillë. Ne jemi dy popuj me lidhje dhe bashkëpunime të ngushta dhe me aktivitetin tonë të përbashkët ne do të kontribuojmë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë midis dy vendeve tona. Natyrisht vendi im Italia ka dhënë dhe do të japë kontributin e saj të rëndësishëm që Shqipëria të integrohet sa më shpejt në BE gjë që është aspirata më e madhe e vendit tuaj.”
Kryebashkiaku Dako u ka dorëzuar titujt Nderi i Qytetit edhe dy biznesmenëve, Maliq Mullai, president i kompanisë Oneda dhe Shefqet Billa, president i kompanisë Billa. Dako deklaroi se ne nderojmë jo vetëm ambasadorin, por të gjithë popullin italian me të cilin kemi një miqësi të fortë, ndërkohë që për titujt dhënë biznesmenëve kryebashkiaku tha se Bashkia e Durrësit gjithmonë do të vlerësojë njerëzit e punës që japin kontribut për qytetin.
ma.me
Zoti Dako,duhet te shtoni ne motivacionin e titullit,se ambasadori ka merita qe paisja pergjuese eshte futur kontrabande nga diplomatet e tij (italiane),,se ajo nuk iu dorezua prokurorise,se ajo mbahet akoma ne ambasaden e tij duke bllokuar hetimet,si dhe ndihmen shume te madhe qe ka dhene policise tone per pergjimet,qe tashme jane te vertetuara nge hetimi.Dako do bente mire te mos harronte edhe shefin e spiunazhit (interforces italiane).