Ervin Skela, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, është treguar kritik ndaj ceremonisë së pritjes së përfaqësueses kuqezi pas Kampionatit Europian.
Sipas Ervin Skelës fillimisht lojtarët dhe stafi duhej të kishin festuar me tifozët, pasi ata janë të parët. Ai i ka konsideruar të ekzagjeruar takimet e shumta dhe rraskapitëse të lojtarëve nëpër institucionet shtetërore.
“Tifozët duhet të jenë në radhë të parë dhe të festohet me ta.
Me tifozët në Francë, treguam se jemi një popull që e do paqen dhe kënaqësinë. Kanë investuar shumë për të shkuar aty duke harxhuar ditë të tëra dhe financa”, është shprehur ish-kapiteni kuqezi. në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. (b.an)