Ishte kërkuar me ngulm nga komuniteti mysliman në vend që të gjendet vendi, por kanë kaluar afro katër vjet dhe nuk është vënë asnjë tullë në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Më tetë tetor të vitit 2012, në prezencën e liderëve politikë e fetarë të vendit, ishte vendosur gurthemeli i godinës, siç thuhet të jetë, më të madhe fetare në kryeqytet.
Megjithatë, që nga ajo kohë, ky gurthemel, është e vetmja punë e kryer. Hapësira e ndarë nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e xhamisë vazhdon të shfrytëzohet njëjtë si më herët, parking për veturat e PTK-së.
Por, shpresat për nisjen e ndërtimit të kesaj xhamie, që është thënë se do të kushtojë 20 milionë euro, i janë kthyer Bashkësisë Islame të Kosovës.
Leja për ndërtimin e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë pritet të jipet gjatë këtyre dhjet ditëve nga Komuna e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Fjala kryemimami, Sabri Bajgora.
Ai ka thënë se tashmë BIK-u ka dorëzuar kërkesën për marrjen e lejës për ndërimin e xhamisë në komunën e Prishtinës dhe se kanë marrë premtime nga kreu Shpend Ahmeti se ajo do t’i bëhet dhuratë besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit. (b.an)