Një maturant në Kurbinu konfliktua fizikisht me administratorin e provimit, çka i ka kushtuar arrestimin në flagrancë.
Mësohet se maturanti Floriol Myrta ka kundërshtuar fizikisht edhe policin gjatë arrestimit.
Komunikata e policisë
Me datë 24.06.2016, nga specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Floriol Myrta, 18 vjeç, banues në Kurbin, maturant në Gjimnazin e Mamurrasit. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 24.06.2016 rreth orës 10.00, shtetasi Floriol Myrta, pjesëmarres në provimin e matures shtetërore , është konfliktuar me Administratorin e provimit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Gjithashtu në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policise Kurbin, që kanë qenë prezent në këtë shkollë, për mbikqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, shtetasi Floriol Myrta ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë.U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Floriol Myrta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ” Goditje për shkak të detyrës” te parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 te Kodit penal. Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
BW/d.i.