Një fotografi e laptopit personal të Mark Zuckerberg që po qarkullon në internet, ka ngjallur një debat rreth sigurisë së të dhënave dhe asaj se si njerëzit mund ta mbrojnë veten nga hakerët.
Fotografia shfaqë Zuckerbergun duke buzëqeshur pranë laptopit të tij. Por, interesantja në këtë foto është se kamera dhe mikrofoni i laptopit të tij janë të mbuluara.
Ta mbulosh kamerën e laptopit nuk e mbron pajisjen nga hakerët sigurisht, por e parandalon një haker që të shoh atë çfarë sheh kamera, transmeton Gazeta Express.
Duke e mbuluar mikrofonin e laptopit, ju parandaloni hakerët që t’ju dëgjojnë. Disa ekspertë të sigurisë thonë se kjo është një gjë e mirë që duhet ta bëni edhe nëse nuk jeni njeri i rëndësishëm si Zuckerberg./express/a.k