Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kishte mbathur atlete interesante gjatë ndeshjes Francë-Zvicër në Grupin A në Euro 2016.
Kjo kishte ngjallur kureshtjen e shumë fansave.
Xhaka e ka shpjeguar domethënien e atleteve në një postim që ka bërë në Facebook, duke postuar edhe një foto të ngjitur me një letër-shpjeguese
Ja shpjegimi i tyre:
Të gjitha tatuazhet e mia
Të kurorëzuar me një diamant G, shkronja L përfaqëson dashurinë që kam për të fejuarën time. Ngjyra rozë simbolizon tërë familjen time. Atyre ua kam borxh gjithçka. Bob 92 është miku im më i mirë dhe e kam si familje. Agoni është kushëriri im, i cili me mbështet sa herë që mundet, ai është modeli që unë ndjek./express/a.k