• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Brexit, një takim i panjohur me historinë

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Dy deputetë konservatorë të intervistuar nga BBC rreth 10 orë pasi rezultati i referendumit historik vendosi ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian, patën mes tyre debatin që vijon: deputeti i rreshtuar për frontin e “remain” (qëndrimit në BE) i tha kolegut të tij se kishte pesë fëmijë dhe se që të pestë kishin votuar pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. “Çfarë t’u them unë atyre në këtë moment, çfarë t’u them 75% të të rinjve britanikë, të cilët votuan për qëndrimin e vendit në BE, ndërsa ne të vjetrit e nxorrëm atë jashtë pas 43 vjetësh”? Përgjigja e deputetit konservator ishte e shkurtër, por therëse: Kur ne ishim në moshën e tyre, bëmë gabim kur e futëm Britaninë në Bashkimin Europian. Sot, në këtë moshë, po korrigjojmë atë gabim. Edhe ata, kur të kenë moshën tonë, do ta kuptojnë këtë veprim”.

Kjo përballje humoresh dhe replikash mes dy politikanësh të vjetër, përmbledh vetëm një pjesë të vogël të tronditjes planetare që ka shkaktuar tërmeti i 23 qershorit britanik. Tregjet financiare, Brukseli politik, Uashingtoni dhe të gjitha kryeqytetet e vendeve më të mëdha të globit, janë shokuar nga vendimi i britanikëve për të dalë nga Unioni, duke i dhënë historisë europiane një kthesë drejt së panjohurës. Brenda paradites së të premtes, Britania e Madhe humbi vendin e pestë si fuqi ekonomike në rang botëror, kurse bursat dogjën miliarda sterlina. Jo vetëm kaq. Tërmeti politik ishte po kaq i fuqishëm. Kryeministri britanik dha dorëheqjen, ndërkohë që një gjë e ngjashme po kërkohet edhe për shefin e opozitës, laburistin Corbyn. Po ashtu, vendi del nga ky referendum thellësisht i ndarë. Londra dhe qytetet e tjera të mëdha kanë votuar të gjitha për të qëndruar në Bashkimin Europian, ashtu siç kanë bërë qarqet financiare, biznesi dhe kampuset universitare.

Por dalja nga Europa e Bashkuar nuk është fundi i skenarit britanik. Për fat të keq, ky gjest rrezikon t’i japë startin një numri lëkundjesh brenda Britanisë së Madhe, por edhe brenda vendeve të tjera kryesore europiane. Pak orë pas daljes së rezultateve, qeveria skoceze deklaroi qartë dhe prerë, se egzistojnë tashmë rrethanat për një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, pas tentativës së dështuar në vitin 2014. Edhe Sinn Fein, krahu politik i IRA-s në Irlandën e Veriut, shpejtoi të kërkojë pavarësinë, duke e komplikuar edhe më tej kuadrin e zhvillimeve në Veriun e trazuar britanik.

Në Europë ka gjithashtu frikë dhe ankth, sa i përket një efekti domino të Brexit. Holanda dhe Franca, por edhe Austria, Italia e vendet nordike, ndodhen në pozita delikate, sa i përket ndjenjave të euro-skepticizmit dhe rritjes së partive që duan t’i shpallin luftë Brukselit. Kriza ekonomike dhe valët e emigracionit ekonomik e refugjatëve të luftës, nuk e bëjnë më të lehtë perspektivën e një Bashkimi Europian, i cili është përjetuar historikisht nga vende skeptike si Britania e Madhe, si një projekt franko-gjerman, që i linte në hije të gjitha vendet e tjera.

Britania e Madhe del me një listë ende të panjohur mirë kostosh, nga operacioni i divorcit politik me Brukselin. Kameron u tregua i kujdesshëm të mos kërkojë aplikimin e menjëhershëm të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, por diçka të tillë duket se do ta kërkojnë liderët europianë. Të cilët dua ta mbyllin sa më shpejt praktikën britanike të ndarjes, për të mos lënë hapur për një kohë të gjatë plagën, që mund të maiset duke u përhapur edhe në vende të tjera. E sigurtë është në këto orë të para paniku dhe amullie të përgjithshme, se as Britania e Madhe, por edhe as edhe Europa e Bashkuar, nuk do të jenë më kurrë si më parë. Historia mori një rrugë të re në 23 qershor për britanikët dhe europianët. Të shohim se ku do të nxjerrë ajo.

Next Post

Vlorë/ Digjen 10 mijë rrënjë kanabis, autorët ende të paidentifikuar

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Anglia ka qene mesuar te jete koloniale ne bote,por nuk mundi te jete nekkrye e BE.Gjermania dhe Franca qe ne fillim i treguan kufirin te thana,prandaj anglia nuk e ndjente vehten si ne shtepine evet.Per kete ajo nuk pranoi shengenin dhe euron.Ishte si te thuash si anetare part time,megjithese kontributet e saj ishin te konsiderueshme.Ndofta ka ardhe koha qe edhe maredhieniet ne grupin e britanise se madhe,te marrin forme perfundimtare.Prandaj populli thote se dardha e ka bishtin prapa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In