Sikur njerëzit ta dinin se sa e thjeshtë është të parandalojnë dhe madje të shërojnë shumicën e llojeve të kancerit, nuk do të kishin nevojë për doktor! Historia e kësaj sëmundjeje është fare e thjeshtë. Kanceri krijohet nga disa rrethana dhe kurohet nga të kundërtat e tyre.
Nga se mund të shkaktohet kanceri
– Situata traumatike (stres i pamenaxhuar siç duhet)
– Mungesë oksigjeni
– Ushqim i pabalancuar (mungesa e produkteve me klorofil-perimet e gjelbëra, përdorim i sheqernave artificialë, konservantëve etj)
– PH acid në trup (kanceri vdes në ph alkalin)
– Rrezatim elektromagnetik
– Klor (në ujin e pijshëm dhe në atë të dushit)
Çdo masë që parandalon këto shkaqe, eliminon pasojën! Duken si të pamundura që të shmangen por nuk janë.
Si mund të veprojmë…
Situatat traumatike nuk i shmangim dot por, mund të mësojmë të menaxhojmë stresin për të shmangur pasojën (e cila do të jetë traumë akoma më e madhe).
Mungesa e oksigjenit shmanget me dy mënyra të thjeshta:
Dalje në natyrë dhe përdorim i ushqimeve që realizojnë oksigjenimin e trupit (sidomos jeshile të pasura me klorofil).
Ushqimi i pabalancuar zëvendësohet me ushqim të balancuar, ku të dominojnë sidomos ushqimet detoks, që heqin helmet nga organizmi.
PH acid neutralizohet duke përdorur ushqime alkalinizuese ku, më klasikja dhe ende kampione është soda e bukës (sidomos për rastet akute, si djegia e stomakut), ushqimet pa konservantë dhe sheqer artificial të shtuar.
Rrezatimi shmanget duke ndenjur sa më pak kohë afër pajisjeve me shumë rrezatim (telefonat celularë, antenat e fuqishme televizive, kompjuteri). Nëse nuk e shmangni dot këtë, të paktën vendosni pranë tyre bimë tulore (kaktusë, aloe vera), të cilat iu mbrojnë disi.
Klori: Në fakt klori është konsideruar si shkaku numër 1 i kancerit.
Mos pini ujë nga çezma, bëni banja të shkurtëra (trupi thith shumë ujë gjatë banjës) dhe, në rastin më të mirë, vendosni një filtër cilësor në hyrje të apartamentit.
Shije/d.i.