Qe nga viti 2009, Bashkimi Europian ka nisur të funksionojë sipas Traktatit të Lisbonës për një periudhë të pacaktuar.
Dokumenti permbledh traktatet paraardhese, qe nga viti 1957, nga Traktatin e Romes deri ne ate te Nices me 2001, ne nje tekst te vetem duke i modifikuar ato. Traktati njeh vetem nocionin e “Bashkimit Europian” i cili merr status te vecante dhe vendimet e tij behen subjekt kontrolli nga Gjykata Europiane e Drejtesise.
Ndryshe nga rregullat deri ne vitin 2009, ky institucion ka marre fuqi vendimarrese per buxhetin e unionit, ku perfshihen ceshtjet e brendshme, te bujqesise, energjise, drejtesise, shendetesise, emigracioni, siguria sociale dhe fondet strukturore.
Per zgjerimin e Bashkimit Europian, Traktati i Lisbones perfshin “kriteret e Kopenhagenit” duke u lene mundesi vendeve anetare qe te vleresojne mbi zhvillimin demokratik te vendit qe synon antaresimin.
Por, gjithashtu artikulli 50 i Traktatit te Lisbones ka parashikuar per here te pare te drejten e cdo vendi anetar per te deklaruar ne Keshill, largimin nga Bashkimi Europian.
Neni 50 vendos për vendet që duan të largohen kane një afat kohor 2-vjeçar për të rënë dakord me kushtet, me një shumicë të cilësuar të shteteve të mbetur të BE.
Aktualisht, disa grupe pro-Brexit janë në kërkim për një alternativë ndaj përdorimit te menjëhershëm të nenit 50. Një ide është që të lihet neni 50 dhe të negociohej një marrëdhënie e re në mënyrë joformale. Shumica e diplomatëve mendojnë që BE thjesht do të refuzojnë të negociojnë derisa Britania të vërë në përdorim nenin 50.
Një tjetër propozim është që të mos përdorë nenin në tërësi, por në vend të tij të shfuqizojë Aktin e Komunitetit Europian të vitit 1972, që fuqizon ligjet e BE-së, ose të kalojë një akt të ri duke e lënë Britaninë jashtë juridiksioni të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Por veprimi i njëanshëm do të vendoste Britaninë në shkelje të së ligjeve europiane dhe ndërkombëtare