Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot për Reformën në Drejtësi ka hasur në debate mes palëve.
Takimi i së enjtes paraditë, që ka në thelb përfshirjen ose jo të draftit në kalendarin 6 javor të punimeve, duket se është shoqëruar me kundërshtitë e opozitës.
Burime nga kryesia e Kuvendit bëjnë të ditur se me të njëjtin argumentim si të mërkurën mbrëma, opozita ka kërkuar që të mos shkelet rregullorja. Sipas saj, paketa kushtetuese për Reformën po përfshihet në procedurë parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.
Mësohet se mazhoranca ka bërë një hap prapa duke pranuar që sot të bëhet vetëm njoftimi dhe propozimet, ndërsa të enjten tjetër të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve. (java / r.a)