Atyre iu pëlqejnë djemtë e këqij, shumë armë dhe famë e cila i përcjellë narko-dilerët, por, iu kushton shtrenjtë që të jetojnë me kriminelët më të rrezikshëm.
Jeta ka dëshmuar se djemtë e këqij gjithmonë tërheqin bukuroshet e vërteta.
Ashtu edhe në praktikë mund të shihen kriminelët më të këqij në shoqëri të aktoreve, manekineve dhe foto-modeleve. A është paraja ajo që tërheq bukuroshet ? Sidoqoftë, këto bukuroshe seksi janë gra të shefave famëkeq të narko-karteleve.
Juliana Sosa ToroIsh-misi i Kolumbisë është femra e dilerit meksikan të drogës George Baldarez Garze, i cili disa herë është dënuar për posedim dhe shitje droge, si dhe sulme ndaj futbollistëve të njohur. I dashuri i Tore u arrestua pasi Juliana përmes Facebook-ut zbuloi se ku ndodhet çerdhja e tyre e dashurisë. (express / r.a)
Emilia Raisin
Modelja braziliano-kanadeze, Emilia Raisin, është argëtuar me Jimmy Cornori, i njohur si diler i drogës për një dekadë të tërë. Ai përmes shitjes ilegale të drogës ka fituar mbi një bilion dollarë. Emilia është motra e Maria Raisin, e cila në vitin 2014 u dënua për posedim dhe shitje droge me 27 vjet heqje lirie. Emilia tash jeton kryesisht nga modelimi.
Emma Coronel Aispuro
Ema është gruaja e El Çapo Guzman, udhëheqësit të narko-dilerëve për të cilin ajo ishte martuar kur kishte 18 vjet. Guzman është 32 vjet më i vjetër se sa Ema, por ajo i ka lindur dy vajza. Guzman është arrestuar dhe momentalisht ndodhet prapa grilave, derisa gruaja e tij ka frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve.
Laura Zuniga Huizar
Në Meksikë është e njohur si “Mis narko”, pasi ishte zgjedhur mis Meksiko në vitin 2008. Në të njëjtin vit ishte arrestuar së bashku me të dashurin Angelo Garcia për shkak të tregtisë me narkotikë. Atë vit, karteli të cilit i takon Laura ishte përgjegjës për vrasjen e 5300 personave.