Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, nuk habitet aspak nga rritja e madhe e Elseid Hysajt dhe shkëlqimi i tij në evropian. Djaloshi shkodran është produkt i klubit italian, me të cilin shkëlqeu në Serinë B e pastaj pas një viti të vetëm në Serie A shkoi te Napoli, ku ndoqi trajnerin Sarri, nën urdhërat e të cilit kishte luajtur tek Empoli.
“E njoh mirë djaloshin dhe e dija që nuk do ta vuante kapërcimin në një pjacë të madhe”, thotë Corsi. “Nuk e ndien presionin, luan para dhjetë mijë apo 50 mijë spektatorëve për të është e njëjta gjë. Ka personalitet të madh dhe po e tregon edhe në evropian. Ka pasur një evolucion tekniko-taktik të rëndësishëm, por po rritet shumë edhe në aspektin fizik. Është lojtar i kompletuar”.
d.i.