Duke u nisur nga ato që thuhen në media lidhur me qëndrimin e ambasadores Vlahutin për Reformën në Drejtësi, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Maja Kocijancic ka sqaruar eksklusivisht për gazetaren Arta Tozaj në Bruksel, se qëndrimi i ambasadores europiane në vendin tonë reflekton idetë e Bashkimit Europian.
Sipas Kocijancic Reforma në Drejtësi është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias:
“Qëndrimet e kreut të delegacionit të BE janë totalisht të koordinuara me selitë e BE ne Bruksel. Më lejoni të jem e qartë: Reforma e Drejtësisë reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në përputhje me standartet europiane. Ambasadorja Vlahutin është përfaqesuese e BE në Shqiperi dhe ka mbeshtetjen tonë të plotë.”
Kjo deklaratë nga Maja Kocijanciic vjen pas akuzave të opozitës për njëanësi nga ana e ambasadores Vlahutin.
Në fillim Berisha pastaj edhe Basha e akuzuan përfaqësuesen e BE si mbështetëse të Ramës. /dritare.net