Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka mbajtur fjalën, teksa pas fitores së Shqipërisë përballë Rumanisë ka deklaruar se do të jepet shpërblim për triumfin e parë në Kampionatin Europian, i cili pritet të jetë rreth 2 milionë euro, ndërsa fitimi nga kalimi i grupit ishte 1 milion euro.
“Premio do marrë ekipi, do japë FSHF, do japë qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio po ju ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që këta janë ambasadorë” shprehet Duka pas ndeshjes.
Duke iu referuar ndeshjes dhe ambicieve për më tej, kreu i FSHF deklaron se “Fituam të tretën por mbi të gjitha një paraqitje si komb me tifozët që kanë treguar që jemi një komb europian dhe ky është një sukses shumë i madh futbollistik.
Jam shumë i kënaqur jam vërtetë shumë i kënaqur që morëm pjesë në këtë kompeticion që bëmë cdo gjë mirë, që janë kënaqur gjithë shqiptarët. Shpresojmë shumë që të rrimë akoma këtu pas fitores. Duam te rrimë dhe nuk kemi biletë kthimi”, përfundon ai.
Tema/d.i.