Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin “Egnatia”, duke ndaluar dy shtetas të cilët vidhnin pjesë të ndryshme makinash. Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 10 vjedhje.
Personat e ndaluar janë 22-vjeçari Artan Tabaku dhe 17-vjeçari me iniciale G.H, të dy banues në Shijak.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pjesë të ndryshme të vjedhura në automjete dhe mjetet e kryerjes së veprës penale.
TCH/d.i.