Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për dështimin e privatizimit të Brezovicës, fajtor ka lënë Qeverinë e Kosovës, por thekson se kjo gjë është pritur “duke parë mënyrën se si e trajtoi qeveria atë projekt”.
Sipas Pacollit, ky projekt krejtësisht është i kamufluar dhe nuk ka pasur transparencë gjatë gjithë periudhës sa është menaxhuar dhe rezultati është ky.
Por, siç thotë Pacolli, tani është vonë për çdo gjë dhe “ky është një dështim absolut i Kosovës për fajin e individëve që e udhëheqin qeverinë”.
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka shfaqur dyshimet e tij se fati i Brezovicës po i pret edhe projektin “Kosova e Re”, sikurse edhe “Trepçën”, citon Zëri. (b.an)