Vera mund të jetë e ashpër me flokët. Gjatë kësaj stine mund të shfaqen probleme si: djegiet nga dielli, irritimet,infeksione të ndryshme, pickime insektesh etj. Jo vetëm lëkura por dhe flokët dëmtohen nga i nxehti përvëlues, ndaj nuk duhet të harroni të kujdeseni dhe për to.
Gërshëra është mikeshë e flokëve.
Pritini flokët çdo dy muaj dhe përdorni balsam çdo herë që lani kokën. Nëse i lani flokët çdo ditë mos përdorni gjithmonë shampon.
Qëllimi i shampos është të pastrojë papastërtitë e flokut, por përdorimi i shpeshtë e dëmton flokun deri në atë pikë sa than lëkurën dhe vajrat esenciale natyrore që mbajnë flokët të buta e të shëndetshme.
Aplikoni një maskë javore.
Sigurohuni që këllëfi i jastëkut të jetë prej pambuku.
Asnjëherë mos i mbështillni flokët me peshqir dhe ta mbani për orë të tëra.
Shplarjen e fundit bëjeni gjithmonë me ujë të ftohtë.
(java / r.a)