Një person është arrestuar për rastin e vrasjes së deputetes britanike nga Partia Laburiste. Deputetja Jo Cox u sulmua nga një person të enjten në mesditë në Birstall, afër Leeds, shkruan TheMirror.
Nëna e dy fëmijëve mori therje me thikë dhe u gjuajtë më armë zjarri, duke ndërruar jetë më vonë gjatë ditës. Tommy Mair nga Birstall u arrestua për këtë rast dhe i njëjti gjatë ditës së sotme do të paraqitet në gjykatë.
52-vjeçari do të përballet me akuza për lëndime të rënda trupore, posedim të një arme zjarri me qëllim për të kryer një vepër penale të dënueshme dhe posedimin e një armë ofensive. Policia tha se nga ky rast, një person i moshës 77-vjeçare ka mbetur i lënduar pasi tentoi ta ndihmojë deputeten.
ma.me