Ndryshon Ligji nr. 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë.Ndërkohë që me termin “të huaj” janë emërtuar edhe shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi apo të Luginës së Preshevës, shkruan Koha Ditore.
Me draftligjin e ri të propozuar nga Qeveria e Shqipërisë, të huajt pa vizë apo pa leje qëndrimi do të dënohen deri në 2150 euro gjobë nëse gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë pa dokumentin e kërkuar të udhëtimit, vizën apo lejen e qëndrimit apo nuk përmbushin detyrimin për t’u regjistruar apo për të aplikuar për leje qëndrimi.
I njëjti dënim me gjobë vlen edhe për ata persona që punësohen me pagesë ose praktikon një zanat, pa të drejtë për punësim fitimprurës, apo nuk përmbush, nëse i kërkohet, detyrimin për të raportuar ose kërkesën për t’u paraqitur para autoriteteve për të dhënë informacion.
Por krahas masave shtrënguese, ndryshimi i Ligjit parashikon lehtësira për studentët nga trojet shqiptare që studiojnë në Republikën e Shqipërisë. (b.an)