Në shikim të parë, James Harrison duket si çdo njeri tjetër. Ajo çka e bënë të veçantë këtë njeri, është ajo se çfarë rrjedhë ne venat e tij.
I njohur ndryshe si “Njeriu me krahë prej ari”, kjo sepse për çdo javë në 60 vitet e fundit, ka dhuruar gjakë nga dora e tij e djathtë.
“Në vitin 1951, kam pasur një operacion ku kam larguar njërin prej mushkërive. Isha vetëm 14 vjeç, dhe kur dola nga operacioni babai im më shpjegoi se çfarë më kishte ndodhur. Ai më tha se unë kisha marr 13 litra gjak nga njërëz të panjohur, dhe kjo ishte arsyja se pse unë kam shpëtuar”, tregon Harrison.
Kështu atij i lindi ideja që të behet një dhurues gjaku. Por diçka ndodhi pas dhurimit të parë të gjakut.
Mjekët i thanë që gjaku i tij mund të jetë përgjigjje për një sëmundje vdekjeprurëse.
“Në Australi deri në vitin 1967, kishte mijëra foshnje që vdisnin çdo, dhe askush nuk e dinte arsyjen. Kjo sepse gratë kishin dështime të shumta dhe bebet lindnin me dëmtime të trurit”, shpjegon Jemma Falkenmire e Kryqit të Kuq të Australisë.
Kështu u zbulua se Harrison kishte antitrupa të pazakontë në gjakun e tij.
“Australia ishte një nga shtetet e para që zbuloi një dhurues gjaku me antibiotik, e ishte goxha arritje për atë kohë”, u shpreh Falkenmire.
Gjaku i Harrison është shumë i çmuar. Sipas Kryqit të Kuq të Australisë, ai duke dhuruar gjak për këto 60 vite, ka shpëtuar jetën e më shumë se 2 milionë foshnjeve. Pra 2 milonë jetë janë shpëtuar nga gjaku i një njeriu të vetëm.