Policia belge ka pranuar një paralajmërim anti-terror se një grup i luftëtarëve të Shtetit Islamik kohë më parë janë larguar nga Siria dhe kanë mësyrë Evropën për të planifikuar sulme në Belgjikë e Francë, ka thënë të mërkurën një burim sigurie për Reuters.
Qendra belge e krizave, që është përgjegjëse për koordinimin e reagimeve të sigurisë, ka thënë se një njoftim është shpërndarë tek të gjitha forcat policore në vend, por nuk ka plane të menjëhershme për të ngritur nivelin e sigurisë në maksimum që do të nënkuptonte kërcënim të madh nga ndonjë sulm.
Gazeta DH ka cituar njoftimin, i cili thotë: një grup “është larguar nga Siria rreth një javë e gjysmë më parë për të mbërritur në Evropë përmes Turqisë dhe Greqisë me anije pa pasaporta”, pa dhënë një datë të saktë të nisjes, transmeton Koha.net. (b.an)