• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dje shpalli luftën e dytë kundër SHBA-së

by Spartak Ngjela
15/06/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vjen një çast kur urrejtja që ke kundrejt superiorëve në qytetërim, të çon në luftë me gjigantin…
Që është asgjësimi yt.

E pra, Sali Berisha dje shpalli luftën e dytë kundër SHBA-se.

Në luftën e parë qe e shpalli ne vitin 1997, përfundoi si mos më keq. Po në këtë të dytën?
Pyesni përkrahësit e tij mendjeshkurtër të luftës së parë…
Po do ketë përkrahës antiamerikanë në Parlament nga grupi i PD?


Deri tani është vetëm Basha. Të shohim. Por beteja në Parlament është e humbur. Shikoni se çfarë politike mediokër që bëjnë në kundërshtim të Reformës Berisha dhe Basha: kërkojnë të bindin autorin(amerikanët) se shkruesi i reformës, që është politika amerikane mirëfilli, është Edi Rama. Saliu ka frikë të dalë hapur, se e lënë ushtarët e tij. Po pse, a thua se i gënjen dot kështu deputetët politikanë të Partisë Demokratike? Po aleatët? Naivitet provincial që vjen nga mendja e vobegtë që mendon se, për faktin që di të gënjej fashatin tim, unë mund të gënjej të gjithë botën. Pse, politika amerikane do deklarojë se Shtëpia e Bardhë e humbi luftën për demokracinë në Shqipëri së ù mund nga Sali Berisha? Kjo është pamundësi absolute.


Por nesër e tutje do shihni se si tragjedia që ka imponuar Berisha në evolucionin demokratik shqiptar, do të kthehet në komedi, kur të degjoni retorikën qesharake që do të përdorë Saliu kur politika e lartë amerikane të deklarojë se, “vota kundër Reformës në Parlamentin shqiptar është votë kundër Amerikës”. Do dëgjoni përrallat e vjetra si ato që Saliu deklaronte në Këshillin Kombëtar të PD në vitin 1997, kur, midis të tjerash, tha se “Shtëpia e Bardhe është pushtuar nga një komunist”…dhe e kishte fjalën për Bill Klintonin.


Tërhiqu Sali sa nuk është vonë! se je në preludin e marrëzisë së dytë politike. Por në të parën ishe në pushtet…kurse tani je në rrugë të madhe.

Next Post

Macet janë të mira për shëndetin tuja... e thotë edhe Shkenca!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In