Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fast”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, konkretisht :
Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë;
Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, punonjës në Komandën e Forcave Detare.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 14.06.2016, në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Fiat”, me targa AA 799 LB , me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
një trup pistolete bashkë me tytën;
fishekë të kalibrit 7.62 mm;
mjeti tip Fiat me targa AA 799 LB;
mjeti tip Fiat me targa AA 078 GP;
katër aparate telefoni celularë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :
E.K. 25 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
BW/d.i.