Një video e hedhur në Snapchat tregon momentet kur nisi masakra e Orlandos. Studentja e infermierisë Amanda Alvear i dërgon vëllait të saj një video e cila shndërrohet në tmerr teksa nisin të shtënat. Ajo është një nga viktimat e masakrës. Pamjet tregojnë fytyrën e Amandës kur situata nis të rëndohet.
Vëllai i saj, Brian Alvear, thotë: “Pashë frikë në sytë e saj që menjëherë u kthye në tmerr. Shpresoja që t’ia kishte mbathur, por për fat të keq ishte në vendin e gabuar”.
D.I.