• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pajisja e përgjimit, dëshmon oficeri: Në makinë hipa për qejf

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficeri i policisë shqiptare, Entiol Xhelilaj, i lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata për llogari të hetimit në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”, ka pranuar se në disa raste ka drejtuar i vetëm makinën BMW, ku ishte vendosur aparatura e përgjimit.

“Panorama” shkruan se gjatë fazës së hetimit para vendosjes së masës “arrest shtëpie” ndaj tij nga gjykata, efektivi i FLO është marrë në pyetje në Prokurori. Bazuar në librin e hyrje-daljeve të repartit, prokurorisë i ka rezultuar se Entiol Xhelilaj ka lëvizur disa herë makinën ku ndodhej pajisja përgjuese.

“Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen”, thuhet në vendimin e Gjykatës që la në arrest shtëpie efektivin e policisë.

Burime nga hetimi thanë se kur është pyetur për këtë fakt, Entiol Xhelilaj ka thënë se ka hipur në makinën tip BMW, ku ndodhej pajisja, “për qejf”.

Ai ka shtuar se e ka bërë këtë veprim me dëshirën e tij për të marrë informacion për mënyrat e procedurat se si punohej me makinën në fjalë. Sipas Prokurorisë, ky fakt është në kundërshtim me ligjin për arsye se aparatura e përgjimit duhej t’i përmbahej qëllimit për të cilin pretendohet se ka ardhur në Shqipëri, pra trajnimit.

Dhe së dyti, efektivi i policisë Entiol Xhelilaj që ka lëvizur mjetin në dy raste, nuk ka pasur asnjë të drejtë ta bënte këtë.

“Nga verifikimet ka rezultuar se ai nuk ka qenë as pjesë e stafit ndihmës të palës italiane që ka ardhur në Shqipëri dhe as pjesë e trajnimit që pretendohet se do të kryhej me aparaturën ‘IMSI-Catcher’”, thanë burimet e grupit të hetimit.

Sipas tyre, kjo situatë e bën edhe më të rëndë faktin se efektivi i policisë që nuk ishte pjesë e trajnimit, që nuk kishte certifikatë sigurie e që nuk duhej të kishte asnjë kontakt me makinën ku ndodhej pajisja, e ka marrë atë nga ambientet e FLO dhe ka lëvizur me të nëpër Tiranë.

Panorama/d.i.

Next Post

Veseli: Demarkacioni, me konsensus dhe sipas interesave të qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In