Partia Demokratike gjatë seancës së ditës së enjte bëri kërkesë për përjashtimin nga parlamenti të kreut të ekzekutivit Edi Rama.
Sipas PD-së Rama duhet të përjashtohet pasi fyeu deputetët e opozitës duke i quajtur “tufë”.
Pikërisht për këtë gjë do të mbahet mbledhja e Byrosë së Kuvendit nesër në 18:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PD-së, citohet nga Koha.
PD kërkon që Edi Rama të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi. (b.an)