Më 18 korrik të vitit të kaluar Partia Socialiste mbajti Asamblenë e saj, ku ndër të tjera lideri i kësaj forcë, njëkohësisht kryeministër, Edi Rama u shpreh se objektivat e Partisë Socialiste do të jenë rritja e kësaj force në 150 mijë anëtarë dhe zgjedhjet në të gjitha nivelet.
“Këtij qëllimi do t’i shërbejë stina e re në PS, që i hap rrugën kjo Asamble. Dy drejtimet kryesore: Hapja e re e PS, përmes një fushatë anëtarësimesh, për përmbushjen e një objektivi që PS në 25-vjetorin e saj të jetë forca e 150 mijë anëtarëve dhe së dyti hapja e një procesi zgjedhor në të gjitha nivelet e PS për ripërtëritjen e forcave.
Po ecim me sukses në këto dy drejtime duke hedhur themelet e fitores së ardhshme. PS duhet të angazhojë të gjitha forcat, që çdo shqiptar të mos e gjejë të mbyllur rrugën.
Kjo do të fillojë me regjistrimin dixhital të anëtarëve të PS-së, me anë të një censusi. Të gjitha anëtarët edhe ata që janë duhet të anëtarësohen nga e para dhe do të pajisen me kartën e re të anëtarësisë. Ky regjistër instrument i gjallë i aktiviteteve të partisë”, theksoi Rama.
Për sa i përket pikës që lidhet me zgjedhjet në të gjitha nivelet e partisë, kjo tashmë mund të quhet si objektiv i arritur deri diku, pasi para pak ditësh u mbyll dhe procesi i zgjedhjes së 61 kryetarëve të rinj të PS-së në bashki sipas ndarjes së re administrativo – territoriale.
Edhe pse nuk pati zgjedhje për kryetarin e PS-së, por vetëm një referendum i diskutuar, nga ku Rama morri mbi 95% të votave.
Por duket se shifra e 150 mijë anëtarëve jo fiktive, sipas një regjistri dixhital në parti ende nuk është i prekshëm, përgatiti Gazeta Express. (b.an)