Kombëtarja e Gjermanisë në futboll ka falënderuar organizatorët e Euro 2016 “për sjelljen e një fanelle për ish-mbrojtësin Per Mertesacker” në fillim të ndeshjes ndaj Ukrainës.
Në Euro 2016 në të gjitha ndeshjet para fishkëllimës së gjyqtarit si pjesë e programit janë prezantuar fanellat e mëdha të shteteve që zhvillojnë ndeshjet.
Në rastin për Gjermaninë në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës kjo është kthyer në shaka nga Kampioni i Botës. Gjermania ka falënderuar organizatorët për këtë fanellë të madhe duke thënë se ajo ishte për mbrojtësin gjigant 1.98 metra Per Mertesacker. Por mbrojtësi i Arsenalit kohë më parë ka njoftuar pensionimin.
“Faleminderit organizatorëve të Euro 2016 që sollën një fanellë për Per Mertesacker! Fatkeqësisht ai është pensionuar”, shkruhet në një postim në faqen zyrtare të Kampionit të Botës në Tëitter, përgatiti Koha. (b.an)