Problemet që u shfaqën rreth demarkacionit me Malin e Zi, duhet të shërbejnë si mësim për demarkacionin me Serbinë, tërheqin vërejtjen analistët në vend.
Më shumë se 8 mijë hektarë tokë rrezikon t’i humbë Kosova nga demarkacioni me Malin e zi, e këtë e thonë banorët e zonës, ekspertë të ndryshëm, e më zëshëm e thotë opozita, raporton KTV.
Pushteti vazhdon të këmbëngulë se marrëveshja është në rregull dhe e njëjta do të ratifikohet shpejt në Kuvend.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në këtë drejtim, ende janë të qetë, sepse për këtë temë as që dëshiron të diskutojë Serbia. (b.an)