Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.06.2016, mbledhje jashtë radhe, të thirrur nga Kryetari i Këshillit, Bujar Nishani.
KLD thotë se mbledhja erdhi për të diskutuar “lidhur me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, pas sulmeve të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj”.
Sipas KLD, gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit Arjan Aliaj në veçanti, por dhe trupës gjyqësore në tërësi.
Në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.