Personi i cili e ka rrahur këngëtarin Justin Bieber, ka deklaruar se ai e ka merituar te rrahuren, transmeton Zeri.info. Të enjten është përhapur lajmi se Justin është rrahur keq para hotelit të tij.
Bieber është rrahur me një mashkull i cili ishte dy herë më i madh se ai dhe në fund kishte përfunduar në dysheme.
Dhe arsyeja që kishte ardhur deri te kjo rrahje, ishte autografi. Lamont Richmond është personi që e ka goditur pop-yllin kanadez, por vetëm pasi këngëtari i kishte thënë atij “motherfucker”.
Richmond u ka thënë mediave se ishte duke shëtitur me dy shoqe, kur e kanë vërejtur Justinin.
Lemont i ishte ofruar dhe e kishte pyetur nëse mund të fotografohen me të dhe t’ua jap një autograf, në çfare Justin ishte përgjigjur: “Nuk ka autograf sonte motherfucker”.
Pas kësaj kishte pasuar rrahja e ashpër, e cila është regjistruar edhe me kamerë amatore dhe është emetuar në internet, citohet “ZERI”. (b.an)