• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët të zhgënjyer, por me besim tek Kombëtarja

by A R
11/06/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atmosfera e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës u ndje kudo, në çdo cep të Shqipërisë.

Edhe në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, është krijuar Fan Zone ku atomosfera ishte shumë e veçantë. Qindra tifozë u mblodhën në shesh dhe ndoqën Live nga Franca kombëtaren kuqezi.

Megjithëse ndeshja e Kombëtares shqiptare nuk shkoi ashtu siç e prisnin tifozët shqiptarë sërish ata nuk reshtën së bëri tifozllëk të çmendur për kombëtaren kuq e zi.

shqipri - svicer (3)Entuziazmi ishte i papapërshkueshëm kur lojtarët kuq e zi hynë në fushë dhe ku për herë të parë në një kampionat europian u këndua himni shqiptar, euforia arriti kulmin. Ishte e mahnitshme të dëgjoje sesi me mijëra shqiptarë, si në stadiumin e Lensit edhe në Tiranë kënduan himnin shqiptar.

Por për fat të keq entuziazmi ra shpejt. Shqipëria pësoi gol pas vetëm 5 minutave lojë. Debutimi që askush nuk do ta donte.

Por me rritjen e lojës së kuqezinjve gjatë pjesës së parë rritej vazhdimisht edhe entuziazmi i tifozëve në sheshet dhe lokalet e kryeqytetit.

shqipri - svicer (5)Rasti për gol i Armando Sadikut ia ngeci në fyt brohorimën “gool” tifozëve shqiptarë.

Më pas dalja me karton të kuq e Lorik Canës shuajti entuziazmin e disa prej tifozëve, të cilët në mënyrë demonstrative u larguan për në shtëpi, duke humbur besimin se Kombëtarja kuq e zi mund ta përmbyste rezultatin në këtë takim.

Me fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe rritja e lojës së kuqezinjve, të cilët megjithëse me një lojtar më pak, filluan të luajnë shumë më mirë.

Kjo ndezi edhe tifozerinë kuq e zi.

shqipri - svicer (7)Ishte sërish Armando Sadiku ai që me një rast tjetër të humbur nxehu keq shpirtrat e tifozëve kuq e zi.

Ndërsa nga ana tjetër, portieri Berisha me pritjet e tij të mrekullueshme vijoi të mbante gjallë shpresat e mijëra tifozëve kuq e zi.

Nervat arritën kulmin, kur të gjithë menduan se pas një ndërhyrjeje të Lichsteiner ndaj Lenjanit në zonën e zvicerianëve, arbitri do të jepte penallti. Por jo. Zhgënjimi ishte i madh.

Në fund ‘shënjestra’ e tifozëve kuq e zi u bë sulmuesi Shkëlzen Gashi. Rasti i shpërdoruar prej tij, vetëm për vetëm me portierin, ishte i pafalshëm për shumë tifozë kuq e zi.

shqipri - svicer (4)Mund të kishim barazuar. Me këtë ide u larguan të gjithë nga Fan Zonë por edhe nga lokalet e shumta në kryeqytet. U larguan, por me shpresën se kjo kombëtare mund të na falë kënaqësi në këtë Evropian. / ATSH

Next Post

Mavraj: Kombëtarja është fituesja morale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In